Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga Samedin Mehmeti.
Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçarës, për arsye personale dhe ndërgjegje personale
Postimi i plotë:
Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës.
Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.
Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.