Nipi i Rexhep Selimit bëhet drejtor i Policisë

Aktuale

Nipi i Rexhep Selimit bëhet drejtor i Policisë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 17:38
Kolonel Fehmi Hoti

Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Vendimi për emërimin e Fehmi Hotit si U.D i Drejtorit të Përgjithshëm është marr sot, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, pas dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina.

Siç, mëson Paparaci Fehmi Hoti ka lidhje familjare përkatësisht është nipi i ish-shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.

Ndryshe, Hoti para se të emërohet si u.d I Drejtortit të Përgjithshëm, muaj më parë ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat