UNICEF ka shprehur sot shqetësim për sulmin seksual ndaj një 11-vjeçareje dhe kërkon nga autoritetet ta rrisin mbrojtjen e vajzave e djemve nga të gjitha format e dhunës, si dhe të sigurojnë shërbimeve për viktimat dhe familjet e tyre në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.
Është e rëndësishme që fëmija në fjalë të merret nën përkujdesje dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse, shërbime dhe konfidencialitet për fëmijën përgjatë tërë procesit, thuhet në reagim.
UNICEF-i mbështet thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhënie lidhur me këtë shkelje të të drejtave të fëmijëve dhe për t'i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës ndaj vajzave e grave.
Duke thënë se mbrojtja nga dhuna e abuzimi parashihet edhe me Konventën e OKB-së për të drejtat e fëmijës.