Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik të hënën në Kosovë ku një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeç, është përdhunuar nga 5 persona për rreth 7 orë në një park të kryeqytetit. Përdhunimi i të miturës Prishtinë, ka ngjallur reagimin e institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave, të cilat kanë ngritur alarmin për numrin e lartë të dhunimeve ndaj vajzave. Pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti. Omani e ka cilësuar ngjarjen e rëndë dhe si një akt çnjerëzor, ndërkohë që ka kërkuar hetim të shpejt dhe dënim të autorëve të ngjarjes. Kurti nga ana tjetër po ashtu ka kërkim dënim maksimal për të gjithë autorët e ngjarjes.
Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje, është thirrur një protestë. Gjithashtu, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas ngjarjes së rëndë ku një vajzë e mitur 11 vjeçare dyshohet se u përdhunua nga 5 persona në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Sveçla, i cili konfirmon se mes arsyeve të dorëheqjes renditet dhe ajo e ndërgjegjes profesionale për këtë rast mjaft të rëndë. Gjithashtu burime të tjera nga autoritetet në Kosovë kanë bërë me dije se janë arrestuar të 5 personat për përdhunimin e vajzës së mitur.
Katër prej tyre do të mbahen në paraburgim për një muaj, ndërsa personi i pestë është duke u marrë në pyetje. Babai i të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Shkëlqim Kamerit, ka thënë se ka qenë vetë ai që e ka dorëzuar djalin e tij në Polici. Sipas tij, 19-vjeçari s’ka shkuar në shtëpi që nga dita kur ka ndodhur rasti. Ai ka thënë se do ta ketë problem që të angazhojë avokat për djalin, meqë s’kanë kushte të mira financiare.