Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka bërë një koment rreth situatës energjetike në vendin tonë.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan, kur po munden.
Ai ka thënë qeveria nuk e pranoi planin e LDK-së për dalje nga kriza dhe nuk e po e ka as një plan të vetin.
Mustafa, përmendi edhe shtrenjtimin e vajit, naftës e grevat e mësimdhënësve.
Postim i plotë:
Reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan. Kur po munden.
Plani 10 Pikësh i LDK-së thanë që s’bën. A kanë plan të tyre? Jo, siç po shihet, ose s’po shihet fare se po jetojmë në terr.
Nafta sot 1,80 euro për litër.
Edhe këtu thanë që propozimet e LDK-së nuk bëjnë. A kanë këta plan? Jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dinë sa kushton.
Vaji për gatim 3,49 euro për litër. Çdo produkt ushqimor çdo ditë e më shtrenjtë. As këtu s’kanë plan e as zgjidhje. Veç rrudhin krahët.
Arsimtarëve u kanë shpallë luftë. Nesër 1 shtatori, pak gjasa që fillon mësimi.
Investime kapitale s’kanë realizuar as 10%.
Sektorit publik nuk ua rrisin pagat.
Sektori privat ka mbetë pa punëtorë, rinia iku.
Dështim pas dështimi pas dështimi pas dështimi… krejt dhe drejt.