Tash e gati tri orë që kur ka filluar protesta në Prishtinë, në përkrahje të 11-vjeçarës e cila u dhunua për disa orë nga pesë persona.
Pas disa minutave që kur filloi Protesta nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ajo u barte te Ministria e Drejtësisë e Prokuroria e Këshillit Gjyqësor, ku dyert e objekteve të tyre u mbuluan me ngjyrë të kuqe, e me brohoritje të mëdha.
Protesta ende nuk ka mbaruar. Protestuesit janë ulur dhe po vazhdojnë të shprehin mesazhet e thirrjet e tyre.
E teksta po protestojnë, ka edhe debate mes tyre e Policisë së Kosovës.
Një protestuese dëgjohet teksa e pyet një polic se për çfarë po qeshte.
Gjithashtu në drejtim të Policisë u hodhën edhe shishe plastike, për të cilat u bë thirrje nga vetë protestuesit të ndaloheshin.