Në protestën e sotme ku u kërkua mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona mori pjesë edhe bllogeri Andi Artani.
Artani para kamerës së KosovaPress-it tha se dënimi me vdekje është i lehtë. Ai tha se dhunuesit duhet mbyllur me një vend që s’mund të shohin as dritë me sy. Derisa kërkoi nga organet kompetente të marrin masa në lidhje me rastin.
Artani: Me vdekje ish kon diçka shumë e lehtë, po m’i mbyll diku në një kafaz
“Me vdekje ish kon diçka shumë e lehtë, po m’i mbyll diku, në një kafaz që nuk e shohin dritën e syve më, hiq mos me pa dritë të bardhë me sy më... Po shpresoj që kanë me marrë masa sa i përket kësaj çështjeje sepse nuk kam dëgjuar ende një rast më të rëndë dhe të tillë si kjo.
Është pa koment”, thotë ai.