Alban Makolli, i cili njihet edhe si skenarist mori pjesë në protestën e sotme ku u kërkua mbrojtja e grave dhe vajzave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares. Ai tha për KosovaPress se duhet më shumë edukatë për fëmijët nga prindërit.
Sipas tij, duhet të ekzistojë edhe dënimi me vdekje në Kosovë.
Makolli: Dënimi me vdekje duhet me ekzistojë në Kosovë
“Duhet të gjitha nënat shqiptare të zgjohen prej gjumit mbas këtij rasti. T’i edukojnë fëmijët e tyre së pari dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. Dënimi me vdekje duhet të ekzistojë në Kosovë”, tha ai.