Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka reaguar për mbajtjen e grevës së mësimdhënësve në Kosovë dhe kërcënimin e Qeverisë që po ua bën atyre me ndaljen e pagës.
Bytyçi përmes një postimi në facebook, shkruan se, greva është akt i manipuluar politik.
Sipas tij, kjo grevë është e nxitur edhe nga Beogradi.
Ai shkruan se, edhe minsitri Hekuran Murati me kërcënimin për ndaljen e pagës së grevistëve po e nxit atë të masivizohet.
Sipas tij, metoda të tilla kishte përdorur edhe Ramiz Alia, por përshpejtoi humnerën e tij.
Ai shkruan se nuk ndalen grevat em ndalesë të pagave.
Ragimi i plotë:
Greva e thirrur per neser ne Kosove eshte nje akt politik i manipuluar! Kjo shihet nga fakti se kryetari i PDK-se ka dale hapur pro saj. Por edhe se nje zyrtar i larte i kesaj Partie, kryetari i Komunes se Prizrenit, nje burre i nderuar dhe i respektuar ne komunitet, ka dale gjithashtu ne mbeshtetje te kesaj greve.
Nuk ka dileme qe greva eshte e nxitur edhe nga Beogradi. Nuk kam fakte, por me mjafton njohja qe kam p.sh per Programin e Vasa Cubrillovicit, per te kuptuar se ne Beograd ka skenare dhe hidhen para per destabilizimin e Shqiperise e te Kosoves, sot!
Kam shkruar e kam thene se me 1 shtator fillon implementimi i marreveshjeve ose vendimit te qeverise pre reciprocitet me Serbine. Po me 1 shtator sindikata e Arsimit organizon greve kunder qeverise!
Megjithate ne kete rast dua te them se nuk eshte zgjidhje mos-pagesa e arsimtareve. Ministri Murati thote se do t'u ndalen 90 euro. Kujt po ia ndalon? Ku e di ministri se kush ishte e kush nuk ishte ne greve?! Dhe kryesorja, me masa te tilla nuk e ndalon greven, por e nxit ate te masivizohet!
Metoda te tilla perdori Ramiz Alia ne periudhen e rrezimit te komunizmit ne Shqiperi dhe vetem se e pershpejtoi humneren e tij! Metoda si kjo e ndalimit te pagave eshte e modelit autoritar komunist! Nuk ndalen grevat me ndalese te pagave! Ato duhet te ndalen per arsye madhore, per shkak se Kosova ka nje beteje kombetare me Serbine dhe Beogradin!
Prandaj duhet ndale edhe greva, edhe kercenimi i qeverise per ndalimin e pagave!