Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar qeverinë, duke thënë se “letërnjoftimi’ më identifikues për VV-në është ai i paaftësisë dhe dështimit për t’u përballur me problemet e qytetarëve.
Ajo tha se partia në partia në pushtet “është pajisur edhe me disa certifikata”, ato të qasjes autokratike ndaj kërkesave sindikale e deri të dështimi në energji.
“E me gjithë këto ‘certifikata’ dështimesh të njëpasnjëshme, kjo qeveri është shembulli i mosqeverisjes por i ‘aftësisë’ për të propaganduar, kërcënuar e linçuar, mbase të vetmen që dinë ta bëjnë”, është shprehur Halimi.
Më tej, sipas Halimit, nga një qasje e tillë, sot Kosova është në kolaps, me blloqe të KEK-ut që bien njëra pas tjetrës e me ekonomi të ngulfatur.
“E fatkeqësisht, këtë po e paguajnë çdo ditë qytetarët, me mirëqenien e tyre, me vështirësim në skajshmëri të jetës së tyre të përditshme”, tha Halimi.