Kushaj: Nesër s’do të ketë mësim, prindërit mos t’i çojnë fëmijët në shkollë

Aktuale

Kushaj: Nesër s’do të ketë mësim, prindërit mos t’i çojnë fëmijët në shkollë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:07
Reshit Kushaj

Kryetari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka thënë se në mbrëmje ka komunikuar me kryetarët e këshillit grevist dhe kuvendet komunale, ku kanë marrë përkrahje që greva të vazhdohet.

“Ne deshëm që të marrim informacionet nga baza dhe komunikuam në orën 20:00 me të gjithë kryetarët e këshillit grevist, kuvendet komunale dhe ata edhe një herë shprehin zërin e sindikalistëve grevistë se greva duhet të vazhdon deri në realizimin e kërkesës”, është shprehur Kushaj në “Edicioni Special”.

Tutje, ai tha se ashtu siç ka thënë edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, nesër nuk do të ketë mësim dhe i ka bërë ftesë prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë.

“Kryetar i Këshillit Grevist në nivel vendi është Rrahman Jasharaj dhe ai në konferencë ka thënë se nesër nuk do të ketë mësim, iu ka drejtuar prindërve që të mos shkojnë në shkollë duke lajmëruar që mësimdhënësit do të vazhdojnë me grevën”, është shprehur Kushaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat