Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar publikisht se është ndërprerë lëshimi i dokumenteve për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve serbe.
Ai këtë e cilësoi si një shtrim të sundimit të ligjit në territorin e Kosovës, përcjell “Bota sot”.
“Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë”, shkroi ministri Sveçla në Facebook.
Postimi i plotë
Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasëve tanë karshi Serbisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/01/auto_41662005207.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/01/auto_51662005211.jpg)