Në pikën kufitare në Bërnjak, situata është e qetë dhe po respektohet marrëveshja për njohje të letërnjoftimeve.
Qytetarëve të Kosovës që po hyjnë në Serbi më nuk po i lëshohen dokumente shtesë nga autoritetet serbe siç kishte ndodhur për 11 vjet.
Marrëveshja për letërnjoftime është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së.
“Kemi biseduar me disa policë, ata kanë thënë për momentin se nuk ka telashe dhe çdo gjë është në rregull. Janë orët e para të mëngjesit, nuk ka shumë qarkullim”, raporton media.
Edhe në pikat tjera kufitare është raportuar se po respektohet marrëveshja.