Eksperti i kriminalistikës, Besnik Xhaka ka reaguar pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti.
Ai nuk beson se dorëheqja është bërë për çështje humane, siç deklaroi Mehmeti,
Sipas Xhakës, ky është vetëm një mashtrim, pasi policia e ka kry punën e vet duke i arrestuar personat e involvuar në krim.
“Po të ishte e vërtet se akti i dorëheqjes së Samedin Mehmetit (ish drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës) është bërë për çështje humane, me të drejtë shtrohet pyetja pse ish drejtori këtë mundësi nuk e shfrytëzoj kur u dhunua dhe u privua nga jeta vajza18 vjeqare nga dy persona në Ferizaj. Hedhja e hirit syve opinionit publik se dorëheqja e tij lidhet me solidarizim të viktimës është vetëm mashtrim”, shkroi Xhaka në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Po të ishte e vërtet se akti i dorëheqjes së Samedin Mehmetit (ish drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës) është bërë për çështje humane, me të drejtë shtrohet pyetja pse ish drejtori këtë mundësi nuk e shfrytëzoj kur u dhunua dhe u privua nga jeta vajza18 vjeqare nga dy persona në Ferizaj. Hedhja e hirit syve opinionit publik se dorëheqja e tij lidhet me solidarizim të viktimës është vetëm mashtrim. Policia e ka kry punën e vet duke i arrestuar personat e involvuar në krim. Në situatën në të cilën gjindet vendi më shumë se kurr më parë nga menaxhmenti i lartë dhe policia kërkohet mobilizim dhe qëndrueshmëri për ballafaqim me të gjitha format e krimit. Prandaj vendosmëria dhe këmbëngulsia për luftimin e dukurive negative në shoqëri të pamundurën e bëjné të mundur.B.XH-2022