Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka thënë se arroganca e mungesa e dialogut social e Qeverisë së Kosovës po bën që fëmijë të jenë të dëshpëruar më 1 shtator.
“Fëmijët sot nuk do të duhej ta përjetonin dëshpërimin nga dyert e mbyllura të shkollave”, ka shkruar Halimi në Facebook.
“Arroganca e mungesa e dialogut social të Qeverisë për të ofruar zgjidhje në esencë kontribuoi në shkeljen e të drejtave të fëmijëve; mohimin e të drejtës themelore në arsim”, ka përmbyllur postimin ajo.
Sindikata e Arsimit sot e ka nisur grevën, ndërkaq Ministria e Arsimit ka kërkuar që mësimi të vazhdojë.