Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka reaguar lidhur me mosmarrjen e pagave për punëtorët shëndetësor të kujdesit parësor.
Kjo federatë kërkon që punëtorët shëndetësor sa më parë ti marrin pagat e tyre njësoj sikurse punëtorët e kujdesit dytësor dhe tretësor.
"Vonesa e pagave të punëtorëve shëndetësor është e papranueshme dhe e dënueshme, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ekzekutohen pagat pavarësisht kush është përgjegjës për këtë vonesë.
Mos të bëhen lojëra në kurriz të punëtorëve shëndetësor të cilët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë", thuhet në reagimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë .