Publicisti dhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili e kërcënoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka kërkuar nga Kurti që të ndalet, sa nuk e ka ndalur populli.
Sipas tij, nëse Kurti nuk heq dorë nga mënyra e qeverisjes që është duke e bërë tani, do t’i kthehet popullit dhe do të përfundojë me turp.
Publicisti Loshi e ka zbërthyer deklaratën e Haradinajt, që sipas tij, i bjen që të zbret Albini dhe të hip ai.
Loshi thotë se këtu secili po kqyrë se si t’ia ngulë tjetrit.
““Ndalu sa nuk t’kanë ndalë!” Ramushi Albinit. Do me thënë, zbrit ti të hip unë! Këtu secili kqyrë si t’ia ngulë tjetrit! Në këtë garë nuk bën përjashtim as Albini. Tani ai është ngulësi!”, shkruan Loshi në reagimin e tij.
Ndërsa më poshtë sjellim postimin e plotë të Ramush Haradinajt.
“Ndalu sa s'të kanë ndalë o Albin Kurti
Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?
Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?
Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?
Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?
Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.
Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t'u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!”, kishte shkruar Haradinaj në reagimin e ashpër drejtuar kryeministrit Kurti.