Krasniqi: Dy anët e medaljes së grevës

Aktuale

Krasniqi: Dy anët e medaljes së grevës

Nga: H.O. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 16:40
Ilustrim

Njohësi i ҫështjeve politike, Albert Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka përmendur dy anët e ‘medaljes të grevës’.

Krasniqi thotë se derisa kërkesat e sindikalistëve janë të drejta dhe në këto raste duhet të ndihet dora e shtetit.

Ndërsa nga ana tjetër, ai thotë se edhe zbritja e pagës për grevistët nuk është  e jashtëligjshme, pasi edhe parimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për të Drejtën për Grevë, nuk e kundërshtojnë zbritjen e pagës për secilën ditë të pjesëmarrjes në grevë.

Postimi i plotë:

Dy anët e medaljes së grevës

Njëra anë:

Kërkesat e sindikalistëve për shtesë të pagës janë të drejta. Po ballafaqohemi me inflacionin më të lartë në dekadat e fundit. Me kosto shtesë për të gjetur alternativa për furnizim me energji elektrike, e menduar për dimrin që kemi përpara. Në raste si këto, dora e shtetit duhet të ndihet.

Në vend të saj, Qeveria ka mbyllur edhe veshët. Krekoset çdo ditë se si vendi ynë është duke përjetuar zhvillim të “pashembullt” ekonomik, por që nuk është në gjendje që këtë zhvillim të pretenduar ta kthej në mirëqenie për shtetasit e saj.

Ana tjetër:

Zbritja e pagës për ditët e pjesëmarrje në grevë nuk është e jashtëligjshme. Parimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për të Drejtën për Grevë, nuk e kundërshtojnë zbritjen e pagës për secilën ditë të pjesëmarrjes në grevë me 1/30 e pagës mujore. Nëse zbritja është më e lartë sesa shuma që mund të fitohet brenda muajit, dhe nëse përfshin personat që nuk janë pjesë e grevës, atëherë ka karakter ndëshkues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat