“I dirigjuar nga bosët e prontomafisë”, Ramabaja sulmon Rrahman Jasharajn

Aktuale

“I dirigjuar nga bosët e prontomafisë”, Ramabaja sulmon Rrahman Jasharajn

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 17:49
Sadri Ramabaja

Sadri Ramabaja, e ka kritikuar Rrahman Jasharajn, pas grevës që ende është duke vazhduar.

Ai madje ka thënë se Jasharaj dirigjohet nga “bosët e prontomafisë”, derisa nuk e di se ai s’e drejton BSPK-në, por SBASHK-un.

Postimi i plotë i Ramabajës, pa ndërhyrje:

Më 3 shtator 1990 klasa punëtore e Kosovës me BSPK-në që kishte në ballë

Dr Hajrullah Goranin, shenjoi histori, të cilën e kujtojmë me krenari të ligjshme.

Sot, më 1 shtator 2022, BSPK-ja në krye me Rrahman Jasharin, e dirigjuar nga bosët e Prontomafisë, na bën të ndjehemi të pa dinjitetshëm përballë historisë.

Edukatorë, mësues e arsimtarë, nëpunës shtetëror… zgjohuni nga ky somnabolizëm i mbytur në turp!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat