Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në “Frontal” ka folur rreth situatës me rrymë në Kosovë.
Ai tha se momentalisht në prodhim janë dy blloqe, ndërsa tregoi se sa është prodhimi total.
“Për momentin janë dy blloqe, blloku A3 dhe A4 është në prodhim dhe Blloku B1 dhe B2 janë në prodhim, dhe prodhimi në total shkon deri në 760-770 MË/h. Ne kërkesat nuk i dimë, sepse kjo është detyrë e furnizuesit, ne e dimë sa prodhojmë dhe sa kemi kapacitet prodhues”, tha Krasniqi.
“Blloku b2 kaq pasur një avari vitin e kaluar dhe është dashur të bëhet një inspektim më i thellë dhe gjatë kësaj kohe kemi detektuar disa dëmtime të lopatave shtesë, të cilat është dashur t’i riparojmë, andaj edhe remonti ka ndodhur 5-6 ditë më shumë së sa që ka qenë e planifikuar”.