Çollaku: Nuk do të këtë tensionim të situatës

Aktuale

Çollaku: Nuk do të këtë tensionim të situatës

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 20:38
Fatmir Çollaku

Duke e komentuar nisjen e zbatimit të  marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje, profesori i fushës së Sigurisë, Fatmir Çollaku tha se nuk do të ketë tensionin të situatës.

Çollaku tha se nisja e zbatimit të reciprocitetit nuk do të tensionojë raportet mes Kosovës e Serbisë.

“Besoj që do të stabilizohet gjendja në kuptimin e respektimit të marrëveshjeve në mes palëve dialoguese, në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin dhe asistimin e përfaqësuesve ndërkombëtar, në këtë rast dihet BE-së dhe misionarit të SHBA-së dhe në këtë kontekst besoj fuqishëm se nuk do të ketë tensione dhe përshkallëzim të situatës në nivelin e atakimit të sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Çollaku tha se qytetarët serbë kanë filluar të vetëdijesohen dhe se Vuçiqi ka rënë dakord të bëjë kompromis për ta zgjedhur këtë çështje me mundësi tjera e jo ato agresive e ushtarake.

“Nuk ka rrezik për diçka të madhe për faktin se përveç fillimit të vetëdijesimit të qytetarëve serbë si proces, fakti që delegacionet dhe kreu i Serbisë në këtë rast Vuçiqi ka rënë dakord në një mënyrë apo tjetër, fillimisht një kompromis të lehtë e pastaj edhe shkallët e tjera të kompromisit për ta zgjedhur këtë çështje për të gjetur mënyrë dhe mundësi tjera, jo ato agresive e ushtarake e luftarake e ngjashëm…Nuk do të ketë luftë apo situatë të rëndësisë në kuptimin e pasigurisë së madhe”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat