Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka ironizuar me situatën e fundit në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Gashi ka thënë se momentalisht vendi ynë shënon terr në arsim, terr në shëndetësi e në shumë sektorë tjerë.
"Të gjithë kemi nevojë për dritë", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Të gjithë kemi nevojë për dritë!
Terri është shndërruar në shqetësim për të gjithë e në të gjitha fushat; terr pa energji elektrike, terr në ekonomi, terr në mirëqenie, terr në arsim, terr në shëndetësi, terr gjithandej.