Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se paranojat e kryeministrit Albin Kurti nga mësimdhënësve, mjekëve, mediave e bizneseve janë stil i kësaj qeverie.
Abdixhiku tha ky stil qeverisës i Kurtit që është i instaluar në pushtet nuk dallon fare nga opozitarizmi.
“Unë besoj që kjo paranojë fiktive ndaj mësimdhënësve, mjekëve, ndaj mediave, bizneseve, prodhuesve në vend është një shenj e stilit qeverisës e Kurtit që e ka instaliuar në pushtet që nuk dallon fare prej opozitarizmit.
Pra e ka bartur kulturën polarizuese në opozitë, tani në pushtet por tani problemet janë më të mëdha këtu”, tha ai.