Abdixhiku: Në dimër do të kemi paralizim të gjithë shoqërisë

Aktuale

Abdixhiku: Në dimër do të kemi paralizim të gjithë shoqërisë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 21:39
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dimri do të jetë i vështirë sa i përket mungesës së energjisë elektrike dhe kjo do të jetë kosto për shkak se Qeveria e cila nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Abdixhiku tha se kjo qeveri lere më që nuk ka bërë asgjë për ta shtuar energjinë solare por as këto që i ka nuk po i mban, pasi blloku A5 mbi 9 mijë orë ka kaluar për servisim dhe qeveria do të duhej të vepronte me kohë, konkretisht në qershor.

“Ky riparim do të duhej të nis në qershor por që ende nuk ka nis e remonti zgjatë tre muaj dhe në dimër ne do të kemi krizë”, tha ai, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe të nuk është parë asnjë investim nga qeveria Kurti.

Abdixhiku në Kanal 7, tha se LDK ka projekt të termocentralit me gaz.

“Mbi 100 megavat ne humbim për shkak se nuk kemi reaguar me kohë për riparim, prej kur ne bënë këtë standard sa të humbim miliona euro”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat