Mësuesja nga Suhareka, Remzie Lezi është përjashtuar nga puna ditë më parë pas një vendimi të Këshillit Drejtues të Shkollës SHFMU “Flamuri i Arbërit”.
Në atë vendim që është publikuar nga organizatori i fushatës për lejimin e mbulesës në shkolla, Liridon Kurti, thuhet i gjithë Këshilli ka vendosur në mënyrë unanime.
Si të turpshëm e ka quajtur Kurti këtë vendim.
“Me një vendim skandaloz e arbitrar përjashtohet prej punës një mësuese me përvojë 30 vjeçare. Arbërie Nagavci keni thënë se nuk ka udhëzim administrativ për mbulesën. Në fakt, paska Turp!!!”, ka shkruar ai.