Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka reaguar pas largimit nga puna të mësueses Remzie Lezi nga Suhreka.
Rrahmani dokumentin e publikuar në media e ka quajtur si të pavlerë, ndërsa këtë veprim të Këshillit të Shkollës e ka konsideruar se ka të bëjë edhe me vepër penale.
Reagimi i plotë i tij:
Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës.
Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve.
Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale.