Zëdhënësi i AAK-së i reagon Abdixhikut: Mere veten me të mirë o Lum Lumiri

Aktuale

Zëdhënësi i AAK-së i reagon Abdixhikut: Mere veten me të mirë o Lum Lumiri

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 00:30
Lulzëim Blaka

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzëim Blaka, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sot e përmendi këtë subjekt politik.

Abdixhiku më herët duke aluduar në Agim Veliun e Skender Hysenin, tha se “e kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së”. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Blakës së AAK-së, i cili i kërkoi Abdixhikut të mos ‘kruhet’ me AAK-në.

“Lumir Abdixhiku, një “parashutist” në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karrika në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat