Ministria e Shëndetësisë sapo ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, janë shënuar 64 raste të reja me këtë virus.
Ndërsa brenda ditës ka vdekur edhe një qytetarë i Kosovës.
Brenda ditës janë shëruar 363 qytetarë ndërsa raste aktive janë 1.025.