Vazhdon dita e dytë e grevës në arsim

Aktuale

Vazhdon dita e dytë e grevës në arsim

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota që kanë marr kryesisht nga komunikimi i zyrtarëve të MASHTI-t me zyrtarë komunal janë informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja.

Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat. Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë”, thuhet në komunikatë.

Gjatë ditës së djeshme SBASHK-u vizitoi disa shkolla në Prishtinë, ku bëri thirrje për mos ta ndalur grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari tha se vetëm kështu të bashkuar do të mund të ia dalim.

Tutje ai tha se fajtori i vetëm për këtë gjendje është qeveria e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat