Adriatik Kelmendi e ka quajtur gabim trashanik ndaljen e pagave ndaj mësimdhënësve në kohë krize.
Tutje, Kelmendi përmes këtij postimi ka shtuar se mësuesit janë kategoria më speciale shoqërisë.
Mes tjerash, ai ka potencuar se mësimdhënësit meritojnë mbështetje dhe jo dënim.
Postimi i plotë:
Pavarësisht a pajtohemi me kërkesat dhe mënyrën e artikulimit të tyre, ndalja e rrogave të mësuesve në kohën e krizës më të madhe ekonomike është gabim trashanik!
Mësuesit e Kosovës janë kategoria më speciale e shoqërisë.
Ka ende mësues që gjatë viteve '90 kanë punuar edhe pa kompensim fare për ta mbajtur shkollën shqip në këmbë dhe për të mos lënë nxënësit pa mësime.
Meritojnë mbështetje, jo dënim!