Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Aktuale

Sekretari i SBASHK-ut në lidhje të forta me PDK-në, bënte presione tek kolegët për votimin e vajzës së tij

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:36
Ymer Ymeri

Ka dy ditë që sistemi arsimor në Kosovë është paralizuar nga grevat e përgjithshme të cilat po organizohen nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Krerët e kësaj sindikate po i bëjnë presion qeverisë me kërkesën e vetme që të ju rriten rrogat mësimdhënësve për 100 euro derisa ligji për pagat të hyjë në fuqi edhe pse me ligjin e ri pritet të ketë rritje të pagave dhe shumë përfitime tjera për këtë kategori.

E njëri ndër organizatorët e këtyre grevave është edhe sekretari i SBASHK-ut Ymer Ymeri i cili menaxhon financat e kësaj organizate e cila ka gjeneruar miliona euro përgjatë këtyre viteve.

Në një hulumtim Ymer Ymeri rezulton të jetë një aktivist i devotshëm i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai përgjatë shumë viteve ka bërë fushatë për PDK-në dhe ish-liderët e saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli si nëpër rrjete sociale po ashtu edhe me pjesëmarrje fizike.

Madje në vitin 2016 Ymeri shihet duke marrë pjesë në konventën e PDK-së në kohën kur është zgjedhur kryetar i kësaj partie Kadri Veseli.

E, lidhja e sekretarit të SBASHK-ut me PDK-në kulmon në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ku vajza e tij Valmire Ymer Ymeri kishte garuar për asambliste nga radhët e PDK-së.

Me gjithë mbështetjen e që ia kishte bërë babai i saj, duke përdorë edhe rrjetet sociale, ajo nuk kishte arritur t’i fitonte votat e mjaftueshme për tu futur në asamble.

Sipas burimeve të KosovaNews brenda SBASHK-ut në kohën e fushatës zgjedhore sekretari i kësaj sindikate kishte bërë presione dhe favore tek anëtarët e SBASHK-ut për ta votuar vajzën e tij dhe Partinë Demokratike të Kosovës -në.

Image
Image
Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat