“I dehur pas verërave e duke fiqiruar të fortin”/ Politologu ‘godet’ Edi Ramën: Kanë qëshur kur kanë dëgjuar atë që tha në Serbi

Aktuale

“I dehur pas verërave e duke fiqiruar të fortin”/ Politologu ‘godet’ Edi Ramën: Kanë qëshur kur kanë dëgjuar atë që tha në Serbi

Nga: N. Sh. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:52
Edi Rama

Politologu Albinot Maloku, ka folur për Ballkanin e Hapur, dhe prezencën e minsitrit të Punëve të Jashtme të Turqisë në përurimin e verërave në Serbi.

Ai thotë se prezenca e tij nuk i bënë nder Turqisë dhe as nuk i jep mbështetje integrimi të mirëfilltë të shteteve të Ballkanit.

“Prezenca e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çaushollu, në angazhimet (lexo: promovimet e verërave) e “Ballkanit të Hapur” në Serbi, veç se nuk i bënë nder Turqisë, po aq nuk i jep mbështetje integrimit të mirëfilltë të shteteve të Ballkanit. Kjo iniciativë nuk është urë mes Ballkanit dhe BE-së, siç e potencoi Ministri Çaushollu, por e kundërta e saj”, shkruan Maloku në Facebook.

Sipas tij, është e vërtetë që Bashkimi Europian me qasjen e saj të dyfytyrësisë po lë hapësira manovrimi si kjo iniciativë aspak e nevojshme për rajonin, por e njëjta sjell aq dobi sa veç bëhet penguese e çdo procesi paqeje permanente.

“Shtetet e  Ballkanit përmes kësaj iniciative nuk e marrin nën kontroll fatin e tyre. Serbia po. Ajo bëhet e fuqishmja e saj dhe dirigjuesja e këtyre shteteve që nën kujdesin e Edi Ramës po i jepet kjo mundësi. I dehur pas verërave me bollëk, e duke fiqiruar të fortin, kryeministri Rama i ftoj edhe disa vende tjera t’i bashkohen iniciativës së Novi Sadit, që me siguri kanë qeshur kur kanë dëgjuar për këtë”, shton ai.

Ai shkruan për konsensusin e partive politike në Kosovë kundër Ballkanit të Hapur.

“Në Republikën e Kosovës tek spektri politik, aktualisht ka një konsensus kundër “Ballkanit të Hapur” dhe uroj që të vazhdojë kështu. Qeveria, për pasojë Lëvizja Vetëvendosje e ka thënë jo-në e vetë, po ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë sqaruar, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës sikur po provon ta ndërlidh këtë me një rekomandim të jashtëm. Ky konsensus dua të shpresojë që do të vazhdojë, e posaçërisht dua të besojë që kryeministri Albin Kurti nuk do të ndryshojë kursor nga pozicioni aktual në raport me këtë iniciativë, siç edhe ky po di të ndryshojë”, përfundon politologu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat