Zëdhënësja e LDK-së-Elvis Hoxhës: Kosova s’ka nevojë për ideolog të urrejtjes

Aktuale

Zëdhënësja e LDK-së-Elvis Hoxhës: Kosova s’ka nevojë për ideolog të urrejtjes

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:11
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për ideologë të urrejtjes dhe përçarjes, duke iu kundërpërgjigjur kështu Elvis Hoxhës së Lëvizjes Vetëvendosje i cili sulmoi Rrahman Jasharajn shkak i organizimit të grevës në arsim. 

“Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave”, ka shkruar ajo. 

Halimi thotë se një qasje e tillë e zyrtarëve të lartë të LVV-së është e papranueshme dhe diskriminuese përballë gjithë atyre që s’pajtohen me “sundimin absolut”

“E papranueshme qasja diskriminuese dhe stigmatizuese e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet karshi të gjithë atyre që nuk pajtohen me diktatin dhe vullnetin e saj për sundim absolut”, ka shkruar tutje ajo.

“Republika e Kosovës u lind nga shpirti i  rezistencës demokratike ndaj mentalitetit autoritar. Dhe ky vend nuk e toleron frymën e fanatizmit dhe kulturën e damkosjes së tjetrit të ndryshëm”, ka përfunduar Halimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat