MPJD i dha leje, ish-ministrja reagon për vizitën e Brnabiqit në Kosovë

Aktuale

MPJD i dha leje, ish-ministrja reagon për vizitën e Brnabiqit në Kosovë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:45
Meliza Haradinaj

Ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj ka reaguar pasi autoritetet në Prishtinë i dhanë leje kryeministres serbe, Ana Brnabiq që ta vizitojë veriun e Kosovës.

Haradinaj tha se Brnabiq paska vendosur që të zbresë nga mali në Kosovë me leje të ministrisë së Punëve të Jashtme, që sipas saj, ky dikaster paska harruar që ajo asnjëherë nuk dështoi t’i fyejë shqiptarët, të mohojë masakrat e gjenocidin serb, e ta përkrahë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi.

Kështu u shpreh ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook, teksa lejen për vizitën e Brnabiqit e cila pritet të vijë të hënën në Kosovë, e kanë konfirmuar nga kabineti i MPJD-së.

"BËRNABIQ PASKA VENDOSË ME ZBRITË NGA MALI NË KOSOVË - me leje të MPJ-së, e cila paska harruar që ajo asnjëherë nuk dështoi t’i fyejë shqiptarët, të mohojë masakrat e gjenocidin serb, e t’a përkrahë diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi.", shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat