Mushkolaj: Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh Rrahman Jasharajn

Aktuale

Mushkolaj: Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh Rrahman Jasharajn

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 20:40
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas ofendimeve dhe akuzave të zyrtarit të VV-së, Elvis Hoxha ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.

Mushkolaj ka thënë se ka një kohë të gjatë që e njeh atë, mirëpo akuzat e tilla vijnë vetëm nga personat e ulët.

Reagimi i plotë i tij:

Rrahman Jasharajn e njoh tash e më shumë se dy dekada. Disa vjet edhe kam punu me të. Është njeri i përkushtuem dhe punëtor. Njeri i hjekave. Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë. E turpshme dhe e frikshme përpjekja e njerëzve të pushtetit, përpjekja e pushtetit për ta denigruar Rrahmanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat