Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka reaguar ndaj fushatës lincuese që po i bëhet kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari.
“Kjo që po ndodh me Rrahman Jasharin është turp i madh për zyrtarët e pushtetit”, tha ai.
Postimi i plotë:
Menyra me e patolerueshme e sjelljes se nje pushteti, kur balafaqohen me ata me te cilet kane mospajtime, eshte perpjekja per njollosjen e tyre, apo si thuhet ndryshe, vrasje e karakterit.
Besoj se pervoja e deritanishme tregon qe perpjekjet per njollosje kane kunder-efekt, dhe vetem e forcojne imazhin publik te atyre qe sulmohen ne kete menyre.
Kjo tani eshte duke ndodhur edhe me Rrahman Jasharajn, dhe ky eshte nje turp i madh per zyrtaret e pushtetit, te cilet ne panik nuk dine te mendojne, e aq me pak t’i zgjedhin fjalet e tyre!