Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministrja e Arsimit Arberie Nagavci dhe zëvendësministri Dukagjin Pupovci kanë realizuar trajnime për aftësimin e mësimdhënësve, për të cilat janë paguar mirë.
Ndërsa sot kur mësimdhënësit kërkojnë rroga, ata po i shpallin analfabetë e ‘shpiuna’ të Serbisë, ka thënë Nushi.
Postimi i plotë:
Ministrja e Arsimit Arberie Nagavci dhe Zvministri Dukagjin Pupovci permes OJQ-ve kane mbajte trajnime per aftesimin e mesimdhenesve, per te cilat jane pagu bajagi mire.
Sot kur mesimdhenesit kerkojne rritje rroge, keta po i shpallin analfabete e shpiuna te Serbise.