Ibrahimi: Murati në mënyrë të padrejtë po i ndal pagat, këto mjete financiare janë të komunave

Aktuale

Ibrahimi: Murati në mënyrë të padrejtë po i ndal pagat, këto mjete financiare janë të komunave

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:00
Hekuran Murati

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur pas ndaljes së pagës së muajit gusht për mësimdhënës dhe shërbyes civil.

Ibrahimi ka thënë se mjetet që i ka ndaluar Ministria e Financave janë mjete financiare të komunave.

Sipas tij, ministri Murati është duke i ndaluar pagat në mënyrë të padrejtë sepse këto mejte janë të komunave.

“Edhe sot nuk janë ekzekutuar pagat. Kemi marrë informata se pagat nuk janë ekzekutuar. Këto mjete financiare janë të komunave. Komunat i kanë planifikuar vitin e kaluar për paga. Në mënyrë të padrejtë është duke i ndalur ministri Murati sepse këto mjete financiare janë të komunave. Nëse komunat dëshirojnë të penalizojnë dikë me paga ato munden”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ai thotë se Qeveria që disa herë po tenton që t’i shtrijë duart në nivelin lokal.

“Që disa herë kjo qeveri tenton t’i shtrijë duart në nivelin lokal në kompetencat e nivelit lokal…Niveli qendror po bën veprime që po shkelin autonominë lokale”, theksoi Ibrahimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat