Jasharaj: Mora një goditje të rënd shëndetësore nga një idiot dhe njeriu më i poshtri i VV-së Elvis Hoxha

Aktuale

Jasharaj: Mora një goditje të rënd shëndetësore nga një idiot dhe njeriu më i poshtri i VV-së Elvis Hoxha

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:26
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se sot ka marrë një goditje të rënd shëndetësore nga një idiot dhe njeriu më i poshtri i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxhën. Ai tha se të gjithë ata që e kanë kritikuar ua fal përveç njeriut më të poshtër në botë, Elvis Hoxhën dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Jasharaj në RTK tha se ai e bëri këtë me qëllim që t’ia zbeh imazhin e tij që e ka krijuar me vite të tërë kur edhe pushtuesit serb i thoshte jo.

“Paraditja ime ishte e renduar me shëndetin. Dy njerëzve nuk ua fal, më i poshtri në botë Elvis Hoxha dhe nuk ia fal as kryeministrit Kurti që po paraqitet që nuk më njeh por më njeh se kemi vepruar bashkë dhe i cili është dashur të njihet keq dhe të kërkoj falje. Unë asnjëherë nuk kam qen pjesë e partive serbe”, tha ai duke ftuar kryeministrin Kurti që të ulen dhe të bisedojnë.

“Ne e kërkuam një copë bukë nga Kurti por ai po na mohon duke na ndal edhe rrogën”, tha ai. 

Sipas tij, Kurti përmes Elvisit u mundua ta fundos atë përkundër dhe ta njollos kontributin e tij dhe familjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat