​Jasharaj nesër do ta takojë presidenten Osmani

Aktuale

​Jasharaj nesër do ta takojë presidenten Osmani

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:31
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se 97 përqind e shkollave janë në grevë dhe më një tetor do të ketë grevë edhe në universitetet publike.

Sipas tij, greva do të vazhdojë.

“82 shkresa ua kemi dërguar duke lutur Qeverinë që të ulemi dhe të bisedojmë por nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Qeveria. Ne nuk do të ndalemi, nuk do të mund të na thejnë. Kjo qeveri po na heq edhe atë pak bukë që kemi. Nëse ka ndodh kjo në ndonjë vend të botës, le të ma thotë dikush”, tha ai.

Jasharaj ka njoftuar se nesër do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani, duke nisur nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat