Gazetari shqiptar në Beograd: Rama lavdëroi Vuçiqin për marrëveshjen me Kosovën

Aktuale

Gazetari shqiptar në Beograd: Rama lavdëroi Vuçiqin për marrëveshjen me Kosovën

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:43
Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi

Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi, ka treguar për krejt takimin që kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq patën në kryeqytetin e Serbisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Ai tha se në këtë takim u bë një promovim i madh i ushqimeve, verërave dhe prodhimeve që vijnë nga shtetet pjesëmarrëse të iniciativës “Ballkani i Hapur”, teksa shtoi se ishte kryeministri shqiptar ai që e lavdëroi presidentin serb për marrëveshjen me Kosovën.

“Rama tha se kjo iniciativë nuk do të thotë që i zgjidh të gjitha problemet, por është një fillim madje lavdëroi disa herë edhe presidentin Vuçiq për një lëvizje të duhur sa i përket marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”.

“U tentua të thuhet se ky projekt është i vetmi i cili mund ta afroj Ballkanin mes vete ku pati serish ftesa për shtetet që s’janë pjesë. Ishte edhe vizita e Abazavoiq i cili në mandat teknik, por nuk dihet nëse Mali i Zi do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”, tha Seferi në “Edicioni Special”.

Tutje, ai tha se miqësisë mes Shqipërisë dhe Serbisë në shtypin serb iu bë një promovim i madh.

“Edhe fjalimeve të Ramës i është dhënë një hapësirë e madhe në mediat serbe, deri te citimi i tij në shumicën e mediave. Është një tentim i promovimit të Vuçiq si një lider i serbëve i cili do të ngelet si historik në krijimin e një Serbie të re e cila do të jetë e fuqishme në rajon dhe zakonisht edhe kur bën politikën e tij, Vuçiq paraqitet si i sulmuar për shkak se po krijon e po ndërton shumë në Serbi”, tha Seferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat