Ish-diplomati Anton Berisha, ka reaguar rreth situatës së krijuar në Kosovë me çështjen e arsimit.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me veprimet e tij po ju dërgon porosi fëmijëve se “ju nuk duhet të shkoni në shkolla sepse mësuesit janë të pandershëm, të paditur dhe të pavyeshëm”.
Postimi në Facebook:
Albin Kurti duke i sulmuar mësimdhënësit dhe duke i penalizuar ata me mosmarrjen e pagave ua ka dërguar porosinë fëmijëve të Kosovës: ju nuk duhet të shkoni në shkolla sepse mësuesit janë të pandershëm, të paditur dhe të pavyeshëm.
E çfarë atëherë duhet të bëjnë fëmijët që duan të bëhen nxënës? Mbase, një opsion është të ndjekin mësimet sikurse vajza e kryeministrit në Norvegji.