Profesori Sadri Ramabaj ka akuzuar drejtuesit e sindikatave në Kosovë, duke i cilësuar si “marioneta të SHIK-ut”.
Ramabaja përmes një shkrimi në Facebook tha se “LDK e PDK duhet të dalin e të kërkojnë falje për gjithçka që i kanë bërë arsimit për 20 vite me radhë”.
“Përqindja e analfabetëve funksionalë në Kosovë krahasuar me atë të analfabetëve funksionalë në disa nga shtetet e BE-së, e dëshmon inkriminimin e përmasave morbide që është bërë për 20 vite me radhë.
Në vend që drejtuesit e ri të LDK-së dhe PDK-së të dalin e të kërkojnë falje për këtë krim të pandëshkuar, ata instrumentalizonë Sindikatën e Arsimit përmes krerëve të saj!
Ndërkaq krerët e Sindikatave të Arsimit, që janë thejshtë shtojcë e marioneta të SHIK-ut alias PDK-së, janë dëshmia më e mirë e talljes që ata tok kanë bërë për 20 vjet me Shtetin dhe të ardhmen e ktij vendi. Krimi në arsim ka emër”, shkroi Ramabaja.