Njohësi i çështjeve ligjore, Ehat Miftaraj, po kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishit.
Kjo kërkesë e Miftarajt vjen pas kërkesës së ministres së Drejtësisë që bëri pak më herët për dorëheqjen ose shkarkimin e Kryeprokurorit në fjalë.
Miftaraj thotë se, Munishi ka ardhë në mënyrë jo meritore në këtë pozitë.
Ai thotë i njëjti ka dhejtëra skandale.
Postimi i plotë:
Politika nuk mundet dhe nuk duhet te perzihet ne punen e gjykatave dhe prokurorive, eshte nderhyrje e drejtperdrejte ne pavaresine e ketij sistemi.
Sidoqofte, kerkesa per shkarkimin e Kujtim Munishit eshte mese legjitime dhe e drejte.
Kujtim Munishi ka ardhur ne kete pozite ne menyre jo meritore, permes nje procesi skandaloz te emerimit.
I njejti ka me dhjetera skandale, ku theksohen skandalet qe lidhen me papergjegjesine e tij institucionale te rastet e dhunes ne familje, ku se paku nje rast ka perfunduar me fatalitet, si rezultat i neglizhences se prokurorise qe udheheq. Lista e skandaleve eshte e gjate, sa me shpejte qe ec, me mire per te dhe sistemin prokurorial.
Doreheqje ose shkarkim!