Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë që t’u kërkojë fajle punëtorëve të krahut që i quajtt analfabetë.
Ajo ka shkruar se punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën, nuk janë analfabetë.
Postimi në Facebook:
Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë
Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani.
Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë.
Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu.
Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave!
Prandaj, Kryeministër kërko falje!