Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka bërë me dije se po i përgatit një befasi kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, e cila të hënën do të jetë në Kosovë për një vizitë, shkruan Danas.
Sheholli ka lënë të kuptohet se surpriza ndërlidhet me deklaratën fyese të Ana Bërnabiq e cila ka deklaruar me 2019 se “shqiptarët kanë zbritur nga pylli”.,
Siç ka treguar për Danas, Instituti të cilin e drejton do ta realizojë surprizën për Bërnabiqin.
Një gjë e tillë do të realizohet në rast se s’do t’i pengojnë që ta realizojnë atë.