Lajmërohet Lutfi Haziri, i del në mbrojtje Rrahman Jasharajt - kritikon qeverinë Kurti

Aktuale

Lajmërohet Lutfi Haziri, i del në mbrojtje Rrahman Jasharajt - kritikon qeverinë Kurti

Nga: A.M. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 14:50
Lutfi Haziri

Edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, që ndërlidhen me grevat.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti.

“Grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti. Nëse i shantazhin punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM”, deklaroi Haziri përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale

Grevat në fakt po i politizon Qeveria Kurti. Nëse i shantazhin punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit me ndalje të pagës sikur që ishte deklarata e ministrit të Financave, e që sot është dita e tretë dhe punonjësit e shtetit të të gjitha kategorive nuk i kanë marrë ende pagat, ky është asgjë tjetër pos – POLITIZIM.

Dialogu social është mekanizëm krejt tjetër. Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti.

P.S. Tani Rrahman Jasharaj, i cili ia dha kontributin Mësuesit të Popullit, nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën. Lotët e tij për nxënësit e tij, jo prej frikës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat