Krasniqi: Kërkoju falje qytetarëve, kryeministër i turpit

Aktuale

Krasniqi: Kërkoju falje qytetarëve, kryeministër i turpit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 15:08
Rrezarta Krasniqi

Sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, kryeministri Albin Kurti sot bëri fyerjen më të madhe ndaj qytetarëve, të cilët thotë se si rezultat i keqqeverisjes së tij detyrohen ta lëshojnë vendin çdo ditë.

Ajo tha se Kurti i quajti analfabetë ata që po largohen për të punuar në Gjermani, për një jetë më të mirë.

Krasniqi shprehet se poshtërim më të madh nuk ka se sa ky, teksa i kërkoi Kurtit që të pendohet për këtë deklaratë.

Kërkoju falje qytetarëve. Kryeministër i turpit!”, shkroi ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat