Sot është gjuajtur me miell ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ishin anëtarët e PSD-së, të cilët kanë zhvilluar aksionin ku Muratin e gjuajtën me miell.
Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit Murati.
Videon e këtij aksioni e ka publikuar kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj.
“AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT
Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkruan Molliqaj.