​Jasharaj: Greva vazhdon

Aktuale

​Jasharaj: Greva vazhdon

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 15:35
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj para fillimit të takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se greva vazhdon, pavarësisht pakos së re që ka prezantuar sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, me të cilin i gjithë sektori publik do të mbështetet me nga 50 euro deri në fund të vitit.

Jasharaj: Greva vazhdon

"Jemi optimist se zonja presidente do të jep kontributin e saj që dialogu të jetë i vërtetë. Deri më tani ky dialog ka munguar dhe ky vendimi sot është një anshëm pa u konsultuar me sindikatat. Greva vazhdon", tha Jasharaj.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani ka bërë thirrje të enjten që të ndërpritet greva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat